Kuriozitete
Ky test i thjeshtë gjaku mund të zbulojë kancere të ndryshme përpara se të shfaqen simptomat
Demokracia
21:01 | 13 Shtator 2022

Share:

Studiuesit kanë zbuluar se një me anë të një testi të thjeshtë gjaku mund të zbulohen shenjat e kancerit në trup.

Testi i quajtur Galleri, jo vetëm që mund të zbulojë kancerin, por gjithashtu mund të identifikojë se nga vjen sinjali për kancerin në trup.

Diagnostifikimi i hershëm i kancerit rrit shanset që trajtimi të jetë i suksesshëm. Testi u krye në Shtetet e Bashkuara, ku më shumë se 600,000 njerëz vdesin nga kanceri çdo vit.

Si funksionon testi Galleri?

Testi i gjakut përfshiu një mostër të vetme gjaku nga pacienti, i cili më pas testohet për metilim në ADN – një nga shenjat dalluese të kancerit.

Metilimi është kur grupet metil – njësi të zakonshme të përbërjeve organike – zbulohen në ADN. Ato nuk ndryshojnë kodin e ADN-së, por mund të ndryshojnë shprehjen e gjeneve.

Kjo analizë më pas mund të dallojë sinjalet e kancerit dhe të parashikojë se ku mund të jetë kanceri në trup.

Sipas shkëncëtarëve, testi Galleri mund të zbulojë sinjale nga më shumë se 50 lloje kanceri.

Të ngjashme
Kuriozitete • 21 Prill 2025