Lajme
Ky shtet raporton viktimën e parë nga COVID-19 për vitin 2021
Demokracia
10:49 | 11 Korrik 2021
Foto Ilustrim

Share:

Australia raportoi viktimën e parë nga COVID-19, për këtë vit, po ashtu edhe  numrin më të lartë të të infektuarve, gjithsej  77  në Uellsin e Ri Jugor, i cili po përballet me një valë të re përhapjeje të nxitur nga varianti “Delta”.

Autoritetet paralajmërojnë se shifrat pritet të rriten ndjeshëm në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej, që aktualisht ndodhet në një izolim të ashpër.

Duke marrë shkas nga kjo përhapje, masat kufizuese pritet të mbesin në fuqi për më shumë kohë nga sa ishte parashikuar.

Australia raporton 52 persona të shtruar në spitale, 15 pacientë janë në terapi intensive, ku 5 prej tyre kanë nevojë për ventilator. Viktima e parë e këtij shteti, që prej dhjetorit të kaluar, ishte një e moshuar 90-vjeçare.

Të ngjashme