Lajme
Ky send “sjell ters” për të, por qytetarja ia bën dhuratë, çfarë e shkriu së qeshuri Mbretin Charles III
Demokracia
21:54 | 17 Shtator 2022

Share:

Mbreti Charles është vendosur në qendër të vëmendjes pasi në një nga momentet teksa po firmoste një dokument zyrtar, nuk i pëlqeu shumë stilolapsi pasi e bënte shumë pis për shkak të bojës.

E për këtë një nga qytetaret që kishte dalë në shesh në pritje për t’i dhënë lamtumirën e fundit mbretëreshës Elizabeth, i ka dhuruar mbretit një stilolaps dhe ai “u shkri së qeshuri”, teksa tjerë e kanë duartrokitur për idenë.

Duket se stilolapsat janë një ters i madh për Charles III. Kujtojmë se edhe ditën kur ai u shpall Mbret, të pranishmit e gjetën veten të hutuar kur monarku i ri befas bëri një gjest të tërbuar ndaj një prej ndihmësve të tij.

Ndërsa shkoi për të nënshkruar Proklamatën historike, Mbreti i bëri shenjë furishëm një ndihmësi që të lëvizte një kuti stilolapsi nga tavolina e tij, të cilën shikuesit e përshkruan si ‘shumë të vogël’ për dokumentin e madh dhe shkrimin.

Pavarësisht nga graviteti i momentit, shikuesit nuk mund të mos e shihnin si zbavitëse vështirësinë e dukshme që kishte Mbreti me stilolapsin.

Të ngjashme