Sport
Ky pritet të jetë transferimi i parë i Man United nën drejtimin e Ten Hag, vjen nga Barcelona për 80 milionë euro
Demokracia
10:56 | 12 Maj 2022

Share:

Manchester United thuhet se është afër kompletimit të një transferimi mahnitës prej 80 milionë eurosh për yllin e Barcelonës, Frenkie de Jong.

Reprezentuesi holandez është caktuar një objektiv kryesor nga trajneri i ardhshëm i United, Erik ten Hag, i cili dëshiron që ai të drejtojë projektin e tij të ri në Old Trafford, transmeton Demokracia.com.

De Jong punoi nën urdhrat e Ten Hag te Ajax dhe u zhvillua në një nga mesfushorët më të mirë në botë në sezonin 2018/19, kur skuadra e Amsterdamit eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në një ecuri sensacionale për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe sipas gazetarit Gerard Romero, dyshja duket se do të ribashkohen sërish. Me Barçën në vështirësi financiare, thuhet se largimi i De Jong te United është “95% i konfirmuar”./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 11 Maj 2024