Lajme
Ky njeri u nxor nga rrënojat pas raketës ruse: Ishte një mrekulli
Demokracia
19:18 | 19 Mars 2022

Share:

Ushtria ruse goditi me raketa ndërtesën e Universitetit të Kharkiv dje. Një video e publikuar nga BBC tregon një burrë që shpëtimtarët arritën të nxirrnin nga rrënojat. Ai ishte konfuz dhe dukej se ishte plagosur lehtë, transmeton Demokracia.com.

“Dëgjova sulmin e parë, diku larg. Kuptova se ai nuk ishte këtu. Por tjetri ishte pikërisht mbi ne”, tha Vladislav, një punonjës universiteti.

“Gjithçka u shemb. Unë rashë dhe kapa kokën. Pata fatin që u shemb në atë mënyrë që asgjë të mos më shtypte”, vazhdoi ai.

“Ishte një mrekulli, një mrekulli! Është e mrekullueshme që ne e shpëtuam atë, si për të dhe familjen e tij, ashtu edhe për ne. Shpëtimi është pjesa më e rëndësishme e punës sonë”, shtoi një nga shpëtuesit, Volodymyr Bykov.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se një person ka humbur jetën dhe disa janë plagosur nga sulmi me raketa. /Demokracia.com/

Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.bbc.com/news/live/world-europe-60802572

Të ngjashme