Lajme
Ky njeri mori mbështetje për shef të ardhshëm i NATO-s: Ai sapo ia bëri Orbanit një ofertë që nuk mund të refuzohet
Demokracia
12:33 | 18 Qershor 2024

Share:

Kryeministri holandez Mark Rutte ka premtuar t’i japë homologut të tij hungarez Viktor Orban mundësinë për të hequr dorë nga aktivitetet e NATO-s në mbështetje të Ukrainës nëse ai zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, në mënyrë që të ketë mbështetjen e Budapeshtit pas disa muajsh për emërimin e tij.

Mediumi prestigjioz Financial Times shkruan se kjo duhet të jetë një ofertë që Orbani nuk mund ta refuzojë.

Rutte mbështetet nga 29 nga 32 shtete anëtare në përpjekjen e tij për t’u bërë Sekretar i Përgjithshëm dhe mes atyre që janë krah tij janë vendet më të rëndësishme si SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania. Emërimi i tij është bllokuar nga Viktor Orban, lideri i vendit që është më pro-rus në mesin e anëtarëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Orban ka vendosur veto kundër emërimit të tij në pozitën e shefit të NATO-s.

Orban dhe Rutte janë përplasur disa herë në të kaluarën, dhe tani ata u takuan në margjinat e darkës së liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel të hënën në mbrëmje, dhe menjëherë pas takimit u rritën shpresat se emërimi i Ruttes në NATO më në fund mund të përshpejtohej. Domethënë, për vendimin për emërimin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës, kërkohet një vendim unanim i të gjitha vendeve anëtare dhe pikërisht për këtë ka punuar Rutte.

Kryeministri i Holandës ka premtuar se gjatë mandatit të tij, Hungaria do të ketë të drejtën të përjashtojë veten nga aktivitetet e aleancës në mbështetje të Ukrainës, raporton Financial Times.

Zëdhënësi i Rutte konfirmoi se Orban dhe Rutte folën dhe e vlerësoi bisedën të mirë.

“Ishte një bisedë e mirë dhe e hapur, ata ranë dakord të fokusoheshin në të ardhmen”, tha ai.

Javën e kaluar, Stoltenberg i tha Orbanit se është e mundur që Hungaria të lejohet të mos marrë pjesë në aktivitetet e NATO-s për të mbështetur Ukrainën.

Rutte duhet të japë dorëheqjen si kreu i qeverisë holandeze muajin e ardhshëm dhe kur bëhet fjalë për pozicionin udhëheqës të NATO-s, ai ka mbështetjen e presidentit amerikan Joe Biden .

Përveç Hungarisë, kandidaturën e tij ende nuk e kanë dhënë mbështetjen e tyre edhe Sllovakia dhe Rumania.

Të ngjashme