Lajme
Ky mund të jetë fjalimi i fundit i Krajës si kryeakademik
Demokracia
21:19 | 15 Shkurt 2023

Share:

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), Mehmet Kraja, mund ta ketë dhënë fjalimin e fundit të tij si ushtrues i këtij funksioni. Kjo, pasi që ASHAK po kërkon shkarkimin e tij, për shkak të deklaratave të papërgjegjshme personale, të cilat i prezantoi si të Akademisë së Shkencave.

Kraja sot ka qenë pjesë e listës së folësve në përvjetorin e 53-të të Universitetit të Prishtinës, ku ka folur për “botën e emancipuar” për shkencë e për art.

“Për shumicën këtu, Universiteti i Prishtinës është një histori e jetuar, histori që na bën të ndihemi se i përkasim botës së emancipuar, botës së dijes, të shkencës, të artit dhe ndriçimit të mendjes. Kjo histori mbi 50-vjeçare e Universitetit të Prishtinës na bën me dije se ne kemi potencial, fuqi të brendshme dhe jemi të motivuar për të arritur synimet tona”, ka deklaruar Kraja përpara personave prezentë në përurimin e përvjetorit të UP-së.

Mirëpo, kompetenca që Kraja të flasë për shkencë e për prosperitet duket se do t’i hiqet që nesër. ASHAK-u, siç ka raportuar Demokracia.com përgjatë të mërkurës, do ta ftojë mbledhjen e jashtëzakonshme të enjten Kuvendin, pas kërkesës së 10 anëtarëve të akademisë, të cilët kërkuan të shqyrtohen veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të tyre, Mehmet Krajës. Kjo ftesë për shqyrtim u dërgua nga vetë Kraja si kryetar.

LEXO EDHE:

DOKUMENT| Nesër mblidhet Kuvendi i ASHAK-ut, pritet shkarkimi i Mehmet Krajës

Ky Kuvend është thirrur me vetëm një pikë të rendit të ditës: Veprimet e papërgjegjshme të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Aty është kërkuar edhe shkarkimi i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

“Në mbështetje të Ligjit Nr. 05/L-038 për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), neni 13, para. 4.3 dhe të Statutit të ASHAK, neni 29, para. 4.3, 8 dhe 13, ne, të nënshkruarit, anëtarë të rregullt dhe anëtarë korrespondentë të ASHAK, i kërkojmë Kryesisë së ASHAK-ut që në afatin statutor ta thërrasë KUVENDIN E JASHTËZAKONSHËM, me një pikë të rendit të ditës: VEPRIMET E PAPËRGJEGJSHME TË KRYETARIT TË AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË KOSOVËS”, thuhet në kërkesën e tyre të siguruar nga Demokracia.com.

Kërkesa është parashtruar pasi që Kraja publikoi një “analizë” skandaloze me titullin: “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, duke e prezantuar si qëndrim të ASHAK-ut, në të cilën akuzon pa mbështetje faktike ish-presidentin Hashim Thaçi. Sipas kësaj “analize” të Krajës, pretendohet se ish-presidenti Thaçi e përcolli idenë e shkëmbimit të territoreve, pas themelimit të Gjykatës Speciale. “Akademiku” Kraja vazhdon më tej duke e quajtur ish-presidentin Thaçi si “planifikator” për ndarjen e Kosovës bashkë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën. /Demokracia.com/

Të ngjashme