Disa aktivistë të Partisë Socialdemokrate sot kanë protestuar derisa kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova po mbante një konferencë për media pas vizitës në Prishtinë.
Njëri prej tyre ka qenë edhe Lisjan Perolli, i cili për T7 ka treguar reagimin e Trendafilovës, derisa ai me kolegë po mbanin aksionin, raporton Demokracia.com.
“Kur po bëhej aksioni nuk pati reagim nga ajo, por mandej pashë që shprehi dëshirën për të biseduar me aktivistët”, tha ai.
Ndërkohë, në konferencën e sotme Trendafilova ka folur rreth punës së kësaj Gjykate dhe rreth kohës se sa do të zgjasë misioni i saj, raporton Dmokracia.com.
“Dhomat e Specializuara janë themeluar pas rritjes se pretendimeve se kanë ndodhur krime serioze nga 1998 – 2000 dhe se ato nuk ishin hetuar. Dhomat e Specializuara do të funksionojnë derisa Këshilli i Evropës do të njoftojë Republikën e Kosovës që te gjitha procedurat, qoftë hetimore, do të kenë përfunduar”, ka shtuar Trendafilova.
Vlen të përmendet se nesër (e mërkurë), Trendafilova do ta vizitojë Mitrovicën e Veriut./Demokracia.com/