Kuriozitete
Ky është vendi që ka kafen më të shtrenjtë në botë
Demokracia
16:18 | 06 Dhjetor 2022

Share:

Ishulli i famshëm i Indonezisë, Bali, u ofron vizitorëve të tij mundësinë të shijojnë kafenë më të shtrenjtë në botë, të njohur si “Kopi Luwak”, e marrë nga kokrrat e kafesë që fermentohen në stomakun e maceve civet.

Kafja e përftuar nga kokrra, e cila nuk tretet dhe fermentohet në stomakun e maceve civet, e quajtur edhe Luwak ose Musang në Indonezi, përmban më pak kafeinë sesa varietet tradicionale të kafesë.

Për prodhimin e kafesë Luwak, maceve civet zakonisht u jepen fruta arabica ose robusta. Kokrrat e kafesë, të cilat fermentohen në stomakun e maces, pastrohen pas fermentimit dhe kalojnë nëpër procese të tilla si larja, tharja, qërimi i guaskës së jashtme dhe pjekja. Kafeja Luwak kushton deri në 1.000 dollarë për kilogram, në varësi të proceseve të prodhimit dhe cilësisë së saj.

Të ngjashme
Kuriozitete • 19 Maj 2024
Kuriozitete • 17 Maj 2024