Lajme
Ky është togeri i Policisë së Kosovës që vdiq në aksidentin në Kamenicë
Demokracia
15:22 | 26 Qershor 2023

Share:

Agim Maliqi, pjesëtar i Policisë së Kosovës me gradën toger ka vdekur si pasojë e një aksidenti në fshatin Rogaçicë të Kamenicës. Në këtë aksident lëndime ka marrë edhe një pjesëtar tjetër i Policisë.

Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur në ora 12:20 të vendi i quajtur “Te Tyrbja”.

“Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur ,, Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile.”, ka thënë ai.

Sipas Hashanit, në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rastin.

“Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan.”, ka thënë ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme