Lajme
Ky është taksisti i dyshuar për plagosjen e taksistit me arsyetimin “pse po më kqyr”
Demokracia
23:53 | 12 Shkurt 2022

Share:

Një taksist ka përfunduar sonte në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ka plagosur një taksist tjetër, në rrugën “George Bush”, në Prishtinë. Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se 32-vjeçari që dyshohet për këtë rast është Ismail Ismaili.

Ismaili u kap nga Policia kurse iu gjet një armë e zjarrit, e cila u sekuestrua nga zyrtarët policorë.

Gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti verbal që G.Sh kishte me të dyshuarin Ismaili.

Burimet bëjnë me dije se motivi që çoi në plagosje ishte një ngatërresë banale.

Të njëjtat burime njoftuan se ishin fjalët “pse po m’kqyr” që shtynë të dyshuarin t’ia drejtojë armën taksistit.

Ndryshe, gjendja e viktimës është e rëndë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur për Sinjalin se 32-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbë dhe një në bark.

I plagosuri në Prishtinë është në gjendje të rëndë, mjeku kujdestar jep detaje

Të ngjashme