Derisa një ministër i Albin Kurtit ka vendosur për Kushtrim Sheremtin që të jetë Drejtor i ri Teatrit Kombëtar të Kosovës, një deputet i kësaj partie ka dalë kundër.
Në vend që ta sqaronte situatën, Ministria e Kulturës e ka komplikuar edhe më teje.
“Distancohem publikisht nga përzgjedhja e Kushtrim Shermetit si drejtor i Teatrit Kombëtar. 20 vite zhvatje e degradim të vlerave nuk kanë ndodhur vetëvetiu. Kishte edhe krijues edhe zbatues të axhendës por edhe përfitues…”, shkruan ai.
Postimin e bashkëngjiti së bashku me disa postime të Kushtrim Sheremetit, kur kishte thënë” Albini dhe mjekrra ime sot u hoqen. Nejse, mua mjekrra me kthehet prap e Albini mo jo”, ishte shprehur Sheremeti përmes një postimi të bërë në Facebook në vitin 2020.
Sa do ti kushtoj ky postim Kushtrim Sheremetit që dikur ishte kundër Vetëvendosjes e sot pretendon ta merr postin e drejtorit të Teatrit?
Ditëve në vazhdim pritet të shihet nëse do të ketë përzgjedhje profesionale duke mos u bazuar në inatet politike që Kushtrim Sheremti kishe shfaqur publikisht jo simpatinë që kishte ndaj kryeministrit të tanishëm Albin Kurti.

Kujtojmë se Ministria e Kulturës, përmes një komunikate ka njoftuar se procesi i përzgjedhjes së drejtorit të TKK-së ende nuk ka marrë fund.
“Procesi i zgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk ka përfunduar. Këshilli Drejtues i TKK ka përfunduar vlerësimin e kandidatëve pas intervistimit (me shkrim dhe me gojë). Ministria e Kulturës do t’i ndjekë afatet ligjore për zhvillimin e hapave të mëtutjeshëm, përfshirë afatin e ankesave, në procesin e përzgjedhjes së drejtorit të përgjithshëm të TKK”.