ShowBiz
Ky është sekreti i Arbanës që arriti ta mbajë të fshehur shtatzëninë
Demokracia
19:58 | 19 Shkurt 2022

Share:

Arbana mbrëmë ka kumtuar lajmin e ëmbël.

“Nuk e di sa e dini, por këtë Big Brother e kemi prezantuar dy persona”, u shpreh Arbana mbrëmë gjatë transmetimit live të BBV duke konfirmuar shtatzëninë e saj.

Arbana po bëhet nënë për herë të tretë dhe sipas burimeve të afërta me moderatoren ajo është në muajin e katërt dhe po pret një vajzë.

Mirëpo të gjithë mbeten të habitur se si arriti ta mbajë të fshehur kaq gjatë, ani pse disa ditë më herët fansat patën aluduar për shtatzëninë e saj.

I gjithë sekreti i Arbanës qëndroi tek veshja. Në shumicën e puntatave të së martës dhe të premtes, Arbana është shfaqur e veshur me kostume ose fustane-kostum që më së miri e mbulojnë pjesën e barkut dhe e tregojnë tepër elegante. Pikërisht kostumet ishin pika e fortë e Arbanës këtë “Big Brother” dhe disa prej tyre ia sjellim më poshtë për t’i rikujtuar./Lajmi.net/

 

Të ngjashme