Diaspora
Ky është rezultati përfundimtar i votave të diasporës, LVV-ja merr mbi 44 mijë vota
Demokracia
19:37 | 03 Mars 2021

Share:

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka përfunduar numërimi i votave të diasporës apo votave me postë, raporton Demorkacia.com.

Sipas rezultateve përfundimtare kanë qenë gjithsej 56 mijë e 368 vota, ku Lëvizja Vetëvendosje ka arritur që t’i sigurojë 44 mijë e 252 vota.

Partia Demokratike ka siguruar 5 mijë e 32 vota, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës, 4 mijë e 287 vota.

Theksojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se të enjten do të bëj shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat janë mbajtur më 14 shkurt. /Demokracia.com/

Të ngjashme