Lajme
Ky është rendi i ditës nesër në seancën konstituive
Demokracia
16:04 | 21 Mars 2021

Share:

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca e nesërme konstituive do të fillojë nga ora 10:00, duke treguar edhe për renditjen e pikave të ditës, përcjell Demokracia.com.

Përmes një njoftimi të dërguar për media, Kuvendi i Kosovës njofton se në rendin e ditës së nesërme në seancën konstituive do të diskutohet për tri pika:

“1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

  1. Dhënia e betimit të deputetëve,
  2. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit”.

“Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit…Po ashtu, Kuvendi do të ofrojë linkun e transmetimit të drejtpërdrejtë të kësaj seance, nëpërmjet: web faqes së Kuvendit, kanalit zyrtar të Kuvendit në youtube, si dhe RTK-së, si medium publik”, përfundon njoftimi. /Demokracia.com/

Të ngjashme