Sport
Ky është reagimi i Scalonit pas humbjes nga Arabia Saudite
Demokracia
14:35 | 22 Nëntor 2022

Share:

Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni ka pranuar se ai e kishte parasysh se si luante Arabia Saudite, e cila duket se i befasojë me mbrojtje të fortë. Në konferencën për shtyp pas humbjes 2:1 nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë të Grupit C.

Scaloni tha se ndihet i trishtuar me humbjen, por shtoi se duhet të punojnë për t’i përmirësuar gabimet dhe të përgatiten për ndeshjet tjera të grupit

“E kemi ditur se si do të luante Arabia dhe jemi përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme, por këtë herë ata patën një mbrojtje shumë të ngjeshur. Ne duhet të analizojmë këtë humbje me qetësi dhe të përgatitemi për ndeshjet tjera”, tha Scaloni.

“Është një ditë e trishtuar për ne, por duhet të ngrehim kokën dhe të vazhdojmë. Mendoj se në pjesën e parë dominuam plotësisht, por është dashur të shënojmë më shumë se një gol”. /Demokracia.com

Të ngjashme