Sport
Ky është reagimi i Milot Rashicës pasi u shpall futbollisti më i mirë i muajit tek Norwich
Demokracia
13:52 | 10 Shtator 2021

Share:

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është zgjedhur futbollisti i muajit gusht tek ekipi i tij i ri, Norwich City.

Kjo është bërë e ditur nga vet klubi anglez, i cili u krenua me startin e yllit kosovar në Angli.

Pas kësaj, ka reaguar edhe vet Milot Rashica. Ai tha se është shumë i lumtur dhe se po rriten si ekip.

“Jam shumë i lumtur dhe e vlerësoj vërtet sepse nuk ka qenë një start i lehtë për ne, por ndeshje pas ndeshje po rritemi së bashku si ekip”, tha Rashica për faqen e klubit. /Demokracia.com

Të ngjashme