Lajme
Ky është polici i dyshuar për fajde dhe bixhoz në Prizren
Demokracia
19:59 | 05 Tetor 2022

Share:

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës ka nisur në rajonin e Prizrenit.

Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe ka të bëjë me luftën kundër bixhozit dhe fajdeve.

Po ashtu, Demokracia.com ka mësuar se pritet arrestimi i afër dhjetë të dyshuarve, në mesin e të cilëve është edhe një zyrtar i lartë policor në këtë rajon.

Zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës i dyshuar është Luan Bytyqi, pjesë e Drejtorisë Rajonale në Prizren.

Lajm në zhvillim…

Të ngjashme