Një 62-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.
Viktima është Asllan Zogaj, nga Malisheva.
Lidhur me këtë NewCo Ferronikeli, është deklaruar sot gjatë ditës për Klankosova.tv
Përmes një deklarate bëhet e ditur se i ndjeri ishte punëtor i sigurimit fizik, kompanisë të kontraktuar për shërbime të sigurisë.
“Lidhur me interesimin tuaj, ju konfirmojmë se sot një punëtor i kompanisë së sigurimit fizik që është e kontraktuar nga NewCo Ferronikeli për shërbime të sigurisë, pas përfundimit të orarit të punës në dalje e sipër nga kompleksi, ka ndërruar jetë”, thuhet në deklaratë njofton Klankosova.tv
“Vdekja dyshohet të ketë qenë natyrore si pasojë e një komplikimi akut shëndetësor. Ekipi kujdestar mjekësor i kompanisë sonë ndërhyri menjëherë për ndihmë emergjente, por, për fat të keq, i ndjeri ishte pa shenja jete”.
“Kompania jonë ka informuar organet kompetente për rastin, të cilat kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. NewCo Ferronikeli shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij në kompaninë ku shërbente”.