Lajme
Ky është personi 15-vjeçar që vdiq sot në Mitrovicë
Demokracia
19:25 | 12 Janar 2023

Share:

Sot, rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Luan Haradinaj”, në Mitrovicë, nga një ndërtesë ka rënë viktima rreth 15 vjeçar, ku si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, ka thënë ai.

Insajderi mëson se 15 vjeçari që vdiq është Bleon Smakolli.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Të ngjashme