Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot (e diel), në vendin tonë do të mbajë mot ngjashëm me diell dhe vranësira.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.