Lajme
Ky është parashikimi i motit për nesër
Demokracia
16:15 | 10 Korrik 2021

Share:

Mot me diell dhe vranësira do të mbajë edhe nesër në vend.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius ndrësa ato maksimale deri në 31 gradë Celsius, përcjell Demokracia.com

‘’Mot me diell dhe vranësira të dendura. Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius’’, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.

Të ngjashme