Lajme
Ky është parashikimi i motit për këtë javë
Demokracia
07:09 | 05 Shtator 2022

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të premten parashihen vranësira të dendura të cilat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-30 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për sot dhe nesër. /Demokracia.com/

Të ngjashme