Lajme
Ky është parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme
Demokracia
22:08 | 06 Tetor 2022

Share:

Mot i qëndrueshëm dhe më i ngrohtë deri në fundjavë, me diell e vransira kalimtare.

Ditën e diel, priten më shumë vransira, që aty këtu edhe japin ndonjë rigë lokale shiu, mirëpo të hënën sërish kthehen kthjellimet.

Moti më i qëndrueshëm ditëve të ardhshme, me më pak qarkullim ajror, paraqet kushte që ndotësit ajror të mbeten në koncentrime më të rritura pranë sipërfaqes, sidomos grimcat e materies. Në këtë rast indeksi i cilësisë së ajrit pritet të shënojë vlera edhe të dobëta apo të pashëndetshme sidomos gjatë ditës së shtunë.

7.10 – Më ngrohtë, kryesisht me diell dhe vransira kalimtare përgjatë pasdites.

8.10 – Në mëngjes mundësi për mjegull përgjatë ultësirave. Ditën ngrohtë kryesisht me diell dhe vransira kalimtare.

9.10 – Më shumë vransira, aty këtu me mundësi për ndonjë rigë lokale shiu, por se mbetet ngrohtë.

10.10 – Në mëngjes mundësi për mjegull në ultësira. Ditën ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat shënojnë rritje, minimalet nga 5C edhe deri në 10C ditën e diel. Maksimalet luhaten ndërmjet 20C e 22C, lokalisht edhe deri në 24C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-8m/s, e të shtunën e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s.

Shtypja atmosferike pasi ka shënuar rritje mbi vlera normale, pëson një rënie graduale deri në fundjavë, por që mbetet e lartë.

Të ngjashme