Lajme
Ky është parashikimi i motit për javën e parë të muajit shkurt
Demokracia
19:45 | 31 Janar 2021
Ilustrim

Share:

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se java e parë e shkurtit do të ketë mot të ngrohtë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se java e parë e muajit shkurt do të fillojë me mot relativisht të ngrohtë.

Sipas IHMK-së, kjo situatë meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke kushtëzuar mot relativisht të butë dhe me pak reshje, shkruan Demokracia.com.

Sasitë e borës në vise nën 1000m do të vazhdojnë të shkrihen duke i ngritur edhe më shumë nivelet e lumenjve. Reshje të pakta shiu pritet të ketë vende–vende ditën e hënë dhe të marte, pastaj pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s”, bën të ditur IHMK-ja.

Më poshtë ju sjellim tabelat me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore. /Demokracia.com/

Të ngjashme