Lajme
Ky është orari për paraqitjen e testit teorik për patentë shoferë, Ministria jep detaje
Demokracia
16:54 | 16 Mars 2021

Share:

Ministria e Infrastrukturës, departamenti për Patentë Shofer ka publikuar orarin për paraqitjen e provimit teorik për kategorinë “B”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, thuhet se për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferit në Prishtinë, paraqitja e provimit teorik do të bëhet sipas shkronjave të para të mbiemrit.

“Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: A, B, C testin Teorik mund ta paraqesin nga data 17.03.2021. Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Ç, D, DH, E, Ë testin Teorik mund ta paraqesin nga data 18.03.2021, e kështu më radhë”, thuhet në njoftim.

Më poshtë keni njoftimin e plotë:

Për shkak të numrit të madh të kandidatëve të krijuar në Njësinë Regjionale të Patentë Shoferit në Prishtinë, po ju njoftojmë lidhur me orarin e paraqitjes së kandidatëve për provim Teorik (Test), kategoria “B” si në vijim ;

  • Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: A, B, C testin Teorik mund ta paraqesin nga data 17.03.2021.
  • Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Ç, D, DH, E, Ë testin Teorik mund ta paraqesin nga data 18.03.2021.
  • Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: F, G, GJ testin Teorik mund ta paraqesin nga data 19.03.2021.
  • Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: H, I, J testin Teorik mund ta paraqesin nga data 22.03.2021.
  • Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: K, L, LL, M testin Teorik mund ta paraqesin nga data 23.03.2021.
  • Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: N, NJ, O, P testin Teorik mund ta paraqesin nga data 24.03.2021.
  • Kandidatët të cilëve MBIEMRI ju fillon me shkronjat: Q, R, RR, S, SH testin Teorik mund ta paraqesin nga data 25.03.2021.

Të ngjashme