Policia e Kosovës sot ka arrestuar një oficer korrektues për marrje ryshfeti.
Hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar B.R., (1972) nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale marrje ryshfeti.
Demokracia.com mëson se bëhet fjalë për Bajram Rexhaj, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit.
Rexhaj dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.
Ndërsa, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë. /Demokracia.com/