Lajme
Ky është numri i të punësuarve në shëndetësinë kosovare sipas ASK-së
Demokracia
08:33 | 01 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon “Statistikat e Shëndetësisë” për vitin 2021. Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në institucionet publike dhe private, si dhe aktivitetet e tjera shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Publikimi i Statistikave të Shëndetësisë 2021 ofron të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e spitaleve të përgjithshme, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), shërbimet para-klinike, të sëmurët me TBC, sëmundjet ngjitëse, të sëmurët me sëmundje malinje, të prekurit me COVID-19, institucionet private të licencuara, sigurimet shëndetësore, të lënduarit dhe të vdekurit në֝ vendin e punës, Shërbimet nga Qendrat Profesionale të Shëndetit Mendor etj.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, numri i përgjithshëm i të punësuarve në shëndetësi në sektorin publik, në vitin 2021, ishte 13 448 të punësuar, prej tyre: 2 776 mjekë specialistë; 7 707 infermierë; dhe 2 323 staf jo-mjekësorë.

Në vitin 2021, në Qendrat e Mjekësisë Familjare ishin 3 168 800 vizita mjekësore, prej tyre: 226 822 ishin vizita stomatologjike; 1 301 151 ishin shërbime laboratorike; dhe 5 351 537 ishin intervenime dhe shërbime të veçanta.

Ndërkaq, në Spitalet e Përgjithshme kishte: 319 824 ditë shërimi; 73 253 pacientë të shtrirë; dhe 15 091 të operuar. Po ashtu, janë realizuar edhe 715 185 vizita ambulantore.

Gjatë vitit 2021, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) kanë qenë: 408 551 ditë shërimi; 90 595 pacientë të shtrirë; dhe 15 034 janë operuar. Gjithashtu, janë realizuar: 414 317 vizita ambulantore; 1 806 540 shërbime laboratorike.

Të ngjashme