Lajme
Ky është njoftimi zyrtar i “Sunny Hill Festival” për dështimin e autoriteteve kosovare që t’u sigurojnë licencat
Demokracia
19:20 | 14 Qershor 2022

Share:

Llogaria zyrtare në rrjetin social Facebook e “Sunny Hill Festival” ka lëshuar një njoftim zyrtar, lidhur me zhvendosjen e festivalit në Tiranë.

Përmes kësaj komunikate, organizatorët kanë konfirmuar se për shkak të vonesave nga autoritetet në Kosovë për sigurimin e licecave, janë të detyruar që të shkojnë në Tiranë, përcjell Demokracia.com.

“Ne duam të informojmë të gjithë blerësit se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

Të njëjtat data, e njëjta përvojë e bukur, vendndodhje e ndryshme!

Këtë gusht (për shkak të vonesave nga autoritetet në sigurimin e licencave të nevojshme për vendndodhjen), jemi të detyruar të shkojmë në Tiranë.

Ne duam të informojmë të gjithë blerësit se biletat e tyre janë të vlefshme për Sunny Hill Festival 2022 – Tirana Edition, ndërsa ata që nuk mund të marrin pjesë në Festivalin në Tiranë, do të mund të rimbursojnë biletat e tyre. (Dritarja e rimbursimit do të hapet nga 1 korriku deri më 15 korrik. Më shumë detaje dhe udhëzime do të jepen në ditët në vijim.)

Tiranë, ja ku po vijmë!./Demokracia.com/

Të ngjashme