COVID-19KosovaSot:728 Të gjitha:166,862|Bota 329,154,731
Kuriozitete
Ky është njeriu më me fat në botë, ja pse cilësohet i tillë
Demokracia
14:06 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Share:

Share

Tweet

Granit Xhaka tregon të vërtetën: Kjo është arsy... Tema e cila ka preokupuar gjithë shqiptarët ndër vite ishte mos ardhja e Granit Xhakës për ta p...

Shumë njerëz lindin me fat, ose të paktën kanë fat gjatë një pjese të madhe të jetës së tyre. Nga ana tjetër, ka raste që duket se personi është i mallkuar nga fati i keq që e shoqëron. Rasti i Frane Selak është për studim, pasi ky burrë ka shmangur vdekjen plot shtatë herë dhe më pas ka fituar lotarinë në moshën 74-vjeçare.

Kroati, i cili ka lindur në vitin 1929, kuptoi që ishte me fat kur në vitin 1962, vagoni i trenit në të cilin ndodhej ra në një lumë, duke vrarë të 17 pasagjerët brenda, përveç tij.

Një vit më pas, dera e avionit me të cilin po udhëtonte u shkëput Frane ra, për fatin e tij të mirë në një mullar kashte. 19 udhëtarët e tjerë nuk e patën këtë fat, duke humbur jetën kur avioni u rrëzua disa kilometra më larg.

Tre vjet më vonë, në vitin 1966, i mbijetoi një aksidenti të rëndë me autobus, me mjetin që humbi kontrollin dhe ra nga ura. 4 viktima nga ky aksident, ndërsa Selak shpëtoi duke dalë në breg të lumit me not.

Pas 4 vitesh “pushim”, Frane mbijetoi në një tjetër aksident, kësaj radhe me makinën personale, që mori flakë papritur. Kroati doli shpejt nga makina, që pas 30 sekondash shpërtheu.

Tre vjet më vonë, motori i makinës së re që bleu shpërtheu kur ai po punonte me të. Rezultati, vetëm djegie te flokët dhe asnjë dëmtim i rëndë në kokë.

Në vitin 1995, Frane u përplas nga një autobus teksa po kalonte rrugën, por çuditërisht pati vetëm lëndime të lehta.

Një vit më vonë, në vitin 1996, ai i shpëtoi një përplasjeje të shumëfishtë me një kamion të Kombeve të Bashkuara, duke u hedhur nga automjeti në një greminë, por i shpëtuar nga degët e një peme.

Historisë së Frane Salek, e denjë për një film hollivudian, i mungonte “qershia mbi tortë”. Dhe ajo erdhi në vitin 2003, vetëm dy ditë pas ditëlindjes së tij të 74, kur fitoi 800 000 euro në lotari.

Të gjitha