Sport
“Ky është një problem serioz”, Antonio Conte konfirmon 13 rastet me COVID-19 te Tottenhami
Demokracia
15:59 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Janë konfirmuar plot 13 raste të infektimit me COVID-19 në skuadrën angleze, Tottenham Hotspur.

Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri i kësaj skuadre, Antonio Conte në një konferencë për media, përcjell Demokracia.com.

Trajneri italian tha se në mesin e të infektuarve me COVID-19 janë tetë lojtarë dhe pesë pjesëtarë të stafit.

“Tetë lojtarë dhe pesë pjesëtarë të stafit, por problemi është se kemi çdo ditë probleme me COVID-19, njerëzit që nuk ishin me koronavirus dje, kanë dal sot dhe jemi duke mbajtur kontakte të vazhdueshme. Është problem serioz”, ka thënë Conte në konferencë.


“Sot një tjetër lojtar dhe një tjetër anëtar i stafit. Nesër kush? Unë? Ndonjë pjesëtar tjetër i stafit? Dua të flas për futbollin, kjo nuk është gjë e mirë për tifozët dhe stafin”, deklaroi trajneri italian. /Demokracia.com/

Të ngjashme