Lajme
Ky është neni skandaloz i ligjit për zyrtarët publikë, pas një viti do të shpallet konkurs për pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues
Demokracia
13:19 | 23 Nëntor 2022

Share:

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Sipas versionit final të Projektligji për Zyrtarët Publik, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, shërbimi civil pëson ndryshime të shumta dhe bëhet lehtësisht i ndikueshëm ndaj çdo qeverie që vjen në pushtet.

Ajo që bie në sy në këtë projektligj është që edhe pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues tani i kanë bërë me emërim dhe mandat të caktuar.

Të emëruarit në kategorinë e mesme apo të ulët drejtuese, të cilët kanë qenë në shërbimin civil para emërimit në kategorinë e mesme apo të ulët drejtuese, sipas këtij projektligji, sistemohen në një pozitë të lirë të kategorisë profesionale, me kusht që plotëson kriteret për emërim në pozitën në fjalë. Por, përjashtimisht me këtë, të emëruarit në kategorinë e mesme apo të ulët drejtuese, të cilët nuk kanë qenë në shërbim civil, pas përfundimit të mandatit lirohen nga shërbimi civil.

Në nenin 98, ku parashihen dispozitat kalimtare, thuhet se një vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, për të gjitha pozitat e nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues do të shpallet procedura e rekrutimit përmes konkursit të hapur dhe publik, përjashtimisht për pozitat të cilat kanë qenë të lira dhe janë plotësuar gjatë fazës transitore të rekrutimit sipas nenit 97 të këtij ligji. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme