Kuriozitete
Ky është kryeqyteti më i shtrenjtë në botë
Demokracia
22:26 | 01 Dhjetor 2021

Share:

Kryeqyteti i Izraelit, Tel Aviv është qyteti më i shtrenjtë në botë ndërkaq, Parisi dhe Singapori e ndajnë vendin e dytë.

Pastaj vijojnë Zyrihu, Hong Kongu dhe Nju-Jorku shkruan revista britanike The Economist, përcjellë Demokracia.

I fundit renditet kryeqyteti sirian, Damask, derisa Berlini ra për tetë vende në vendin e 50-të dhe është më i liri nga gjashtë qytetet gjemane në listë.

Frankfurti renditet si qyteti më i shtrenjtë gjerman dhe e zë vendin e 19-të.

Problemet me furnizimin dhe masat antikovid, prodhimi i kufizuar dhe tregtia kanë kontribuar për rritjen e harxhimeve për jetesë në shumë qytete  në botë, thuhet në analizën e The Economist, përcjellë Demokracia.

Për shkak të rritjes së çmimeve të derivateve është shtrenjtuar edhe transporti, rritje kanë regjistruar edhe prodhimet e duhanit, mjetet për higjienë personale dhe prodhimet dhe shërbimet zbavitëse.

Studimi është bërë në bazë të krahasimit të gjendjeve në 173 vende dhe në bazë të çmimeve të më shumë se 200 prodhimeve dhe shërbimeve të ndryshme./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025