Lajme
Ky është kosovari që u ther për vdekje në Gjermani
Demokracia
14:12 | 17 Tetor 2022

Share:

Ka vdekur 28-vjeçari nga Prizreni, Nehat Elshani, i therur me thikë për vdekje nga një koleg i tij i punës në Mynih të Gjermanisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën rreth orës 7:45 të mëngjesit në Nymfenburg të Mynihut, në afërsi të një stacioni të autobusëve, raporton mediumi gjerman TZ.

Autori i aktit të rëndë dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, i cili ka plagosur me thikë shefin e tij të punës, 50-vjeç, dhe kolegun 28-vjeçar.

LEXO EDHE: 

Gjermani: Shqiptari ther me thikë dy kosovarë, njëri në gjendje të rëndë

Dy viktimat ishin shtrirë në spital që në mëngjesin e së shtunës, menjëherë pas sulmit.

Megjithatë, policia gjermane njoftoi sot rreth orës 12:00 se 28-vjeçari ka vdekur. Më parë ishte tentuar që atij t’i shpëtohej jeta përmes një operacioni urgjent.

Siç raportoi sot portali nga Kosova, Indeksonline, bazuar në burime, viktima është Nehat Elshani nga Prizreni.

Lajmin për vdekjen e Nehat Elshanit e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook edhe një mik i viktimës.

Të ngjashme