Lajme
Ky është i vetmi nga ministrat e LDK-së që nuk u bë deputet
Demokracia
12:42 | 04 Mars 2021

Share:

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka mbetur jashtë Kuvendit të Kosovës.

Arban Abrashi është i vetmi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili mbajti post në ministri dhe nuk arriti të fitonte votat që të bëhet deputet në Parlamentin e Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka arritur t’i sigurojë 15 deputet.

Anëtaret e LDK-së të cilët kanë arritur të bëhen deputet dhe që vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë në detyrë janë:

Avdullah Hoti, Anton Quni, Armend Zemaj, Hykmete Bajrami, Agim Veliu, Besian Mustafa, Driton Selmanaj dhe Vlora Dumoshi./Demokracia.com/

 

Të ngjashme