Lajme
Ky është i dyshuari për dhunimin e një vajze në Malishevë, ishte arrestuar më herët për prostitucion
Demokracia
20:30 | 24 Prill 2025

Share:

Policia e Kosovës e ka arrestuar dhe ndaluar për 48 orë një 30-vjeçar nga Gjilani, si i dyshuar për dhunim seksual dhe për dhunë fizike ndaj një vajze, në një motel në Malishevë.

Klankosova.tv ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari është Etrit Jashari, me të kaluar kriminale.

Rasti ka ndodhur më 23 prill dhe është denoncuar nga viktima, ndërsa sot është siguruar prezenca e të dyshuarit.

Lidhur me këtë rast, hetuesit policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe i dyshuari është ndaluar me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ky nuk është rast i vetëm që lidh Jasharin me veprime kriminale, pasi ai ka qenë i arrestuar edhe më parë për veprën penale “Mundësimi apo detyrimi në prostitucion”.

Sipas hetimeve të kryera në vitin 2022, ai dyshohej se në bashkëkryerje me një shtetase serbe, kishte përdorur një grua për të ofruar shërbime seksuale me pagesë në një motel në Gjilan.

Sipas burimeve ai ka qenë i arrestuar edhe për posedim të narkotikëve.

Vërejtje: Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme