Lajme
Ky është gjyqtari që s’u pajtua me vendimin: Kërkoi ulje edhe më të madhe të dënimit për Gucatin e Haradinajn
Demokracia
15:19 | 02 Shkurt 2023

Share:

Gjykata e Apelit në Hagë ka ulur për tre muaj dënimin me burgimin të ish-krerëve të OVL UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.

Atyre iu hoqën nga 3 muaj prej dënimit të parë, që ishte 4 vjet e gjysmë burgim. Megjithatë, ulje më të madhe të dënimit kërkoi një gjyqtar që ishte pakicë.

Fjala është për gjyqtarin Kai Ambos. Ai kërkoi që Gucati e Haradinaj të dënohen me nga 4 vjet burgim, por që kërkesa e tij nuk u mor parasysh.

“Gjyqtari Ambos pajtohet me pikat 1,3,5 dhe 6. Gjykatësi Ambos nuk pajtohet me shumicën lidhur me interpretimin e vendimit të fajshëm të Kodit Penal të Kosovës. Mbi këtë bazë ai do të kishte shpallur të pafajshëm lidhur me pikën 1, dhe do ta kishte ulur dënimin në 4 vjet”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025