Lifestyle
Ky është fruti që ul tensionin e lartë të gjakut
Demokracia
19:11 | 11 Prill 2021

Share:

Tensioni i lartë i gjakut, është një nga problemet më të shpeshta tek shumica e njerëzve.

Ai mund të shkatërrojë zemrën, trurin, veshkat dhe shkakton komplikime në lëvizjen e gjymtyrëve.

Tensioni i lartë i gjakut trajtohet me medikamente por edhe nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor që nuk përfshin ushqime të shpejta e të përpunuara.

Frutat dhe perimet janë ndër më të rekomanduarat për uljen e tensionit të lartë.

Një ndër ta është edhe fiku, të cilin mund ta përfshini në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës.

Ju gjithashtu mund të merrni disa fiq të thatë, t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas lëngun e tyre ta pini esëll në mëngjes. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij.

Fikun e freskët mund ta hani në mëngjes duke e përzier me drithëra ose nëpërmjet vakteve. /Demokracia.com/

Fiq të thatë me vaj ulliri- Kura 40-ditore e shëndetit - Gazeta Mapo

Fiku, një minierë mineralesh e vitaminash

Të ngjashme