Miliona njerëz kanë pranuar se përdorin emrin e kafshëve të tyre shtëpiake si fjalëkalim, dhe pse mund të shndërrohen në një shënjestër nga hakerat.
National Cyber Security Center (NCSC) tha se 15% e popullatës përdorte emrat e kafshëve shtëpiake si password, 14% përdorin emrin e një pjesëtari të familjes dhe 13% përdorin një datë të caktuar. Me sa duket ka akoma njerëz në ditët e sotme që përdorin vetë fjalën password si fjalëkalim, të cilët përbëjnë 6% të popullatës. Njerëzit që përdorin fjalë të rastësishme nuk mund të llogariten në këtë studim.
Fjalëkalime problematike ngelen përdorimi i ekipit të futbollit që një person preferon (6%), një seri numrash si 123456 (6%) ose seriali i tyre të preferuar (5%), transmeton Demokracia.com.
Drejtuesja e komunikimit në NCSC, Nicola Hudson lajmëron përdoruesit se vendosja e emrave të kafshëve shtëpiake si fjalëkalim nuk është shumë e sigurt, pasi ato mund të thyhen fare lehtë nga hakerat. Kjo ndodh pasi shpesh herë emrat e kafshëve që ne përdorim janë shumë të përsëritur si Bella, Coco, Luna ose Milo. E njejta logjikë aplikohet dhe në rastin e përdorimit të emrave ose datëlindjeve të cilat mund të gjehen fare lehtë brenda rrjetit social.
Hulumtimi përfshiu 1 mijë e 282 të rritur dhe u krye në fillim të Marsit. /Demokracia.com/