Prokuroria kërkon 35 vjet burgim për ish-eprorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
Prokurori Cezary Michalczuk nga Zyra e Prokuorit të Specializuar tha se kërkojnë 10 vjet burgim për akuzën e ndalimit arbitrar, 20 vjet burgim për trajtim mizor, 25 vjet burgim për torturë dhe 33 vjet burgim për vrasje.
Paraprakisht, prokurori Jack Smith tha se “faktet nuk lënë asnjë pikë dyshimi se ai është fajtor”.
Prokurorët po e prezantojnë sot fjalën e tyre përmbyllëse në këtë rast, ndërsa të mërkurën, më 14 shtator, mbrojtja e Mustafës dhe përfaqësuesi i viktimës do ta thonë fjalën e tyre përfundimtare.
Të enjten më 15 shtator palët do të shkëmbejnë argumente shtesë.