Lajme
Ky është boshnjaku i arrestuar për masakrën e Staradranës
Demokracia
08:00 | 20 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Prokuroria Speciale sot njoftoi se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës ka arrestuar një person, të nacionalitetit boshnjak, nën dyshimet për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se bëhet fjalë për Ekrem Bajroviq, 60-vjeçar, i cili u prangos sot pasdite nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Ai dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë 18 persona.

I dyshuari tashmë është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit.

LEXO EDHE: 

Arrestohet një boshnjak për krime lufte, ishte polic në Gjurakoc të Istogut gjatë viteve ‘98-’99

Të ngjashme