Lajme
Ky është biznesmeni nga Zhuri që dyshohet se mashtroi së paku tri familje skamnore
Demokracia
15:27 | 26 Korrik 2022

Share:

Shaban Ademaj, drejtori i ndërmarrjes private “B-Ademaj” Sh.P.K., në bashkëpunim me katër zyrtarë të Komunës së Prizrenit, dyshohen se mashtruan së paku tri familjare skamnore në Prizren.

Biznesmeni i ndërtimeve dhe katër zyrtarët komunalë të Prizrenit janë arrestuar të hënën me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, raporton Paparaci.

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "ㅏ PAPARACI.CO www.paparaci.com Ky eshtë pronari i kompanisë që dyshohet per mashtrimin e familjeve skamnore"

Ata dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare përmes një kontrate të prokurimit publik të emërtuar: “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”.

Biznesmeni Ademaj, përfitues i një tenderi publik për furnizimin me material ndërtimor të familjeve në nevojë në Komunën e Prizrenit, dyshohet se nuk ia kishte dorëzuar në tërësi materialet ndërtimore së paku tri familjeve në nevojë.

Paparaci ka mësuar emrat e tre zyrtarëve komunalë të dyshuar për përfshirje në shpërdorim të detyrës zyrtare. Ata janë: Çengiz Curciali, Asim Imeri, Raim Xhaferi. I dyshuar është edhe një zyrtare komunale me inicialet I.R., identiteti i plotë i të cilit nuk është zbuluar ende.

Çengiz Curciali është ish-Koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim. Arsim Imeri dhe Raim Xhaferi janë zyrtarë për të Drejtat dhe Integrimin e Komuniteteve në Komunën e Prizrenit.

Çengiz Curciali, ish-zyrtari komunal i arrestuar të hënën (majtas në fotografi)
Çengiz Curciali, ish-zyrtari komunal i arrestuar të hënën (majtas në fotografi)

Veprimet e pesë të arrestuarve dyshohet se kanë dëmtuar për 13 mijë euro buxhetin e shtetit, bazuar në një përfundim të nxjerrë nga Prokuroria.

“[…] bazuar në tenderin e shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit, ‘Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit’, përfituesve për furnizim me material ndërtimor-të dëmtuarve B.R., A.K., L.U., etj, nuk ua dorëzojnë në tërësi materialin ndërtimor ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit, me ç’rast buxhetit të Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në shumë prej 13,283.00 Euro”, ka thënë sot Prokuroria e Prizrenit.

Pesë të dyshuarit, me rastin e dorëzimit të materialit ndërtimor për katër familje përfituese, kishin nënshkruar në emër të tyre, “edhe pse në fakt përfituesit nuk e kanë pranuar në tërësi ose fare materialin ndërtimor”.

Kësisoj, ata janë ngarkuar edhe me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Prokuroria ka kërkuar sot caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Shaban Ademaj dhe zyrtarët Çengiz Curciali, Asim Imeri, Raim Xhaferi dhe I.R.

 

Të ngjashme