Gjatë spektaklit është hapur një votim ku do votohej për finalistin e parë.
Si më i votuari nga publiku dhe që shpallet finalisti i parë është Iliri.
Jashtë këtij televotimi mbeti Donaldi pasi mori një dënim duke shkuar direkt në nominim pasi ka thyer rregullat duke futur brenda ambienteve të shtëpisë reperin e njohur Mozzik.
Kujtojmë se në finale do të shkojnë vetëm katër banorë.