Lajme
Ky është arsyetimi i Speciales për shtyrjen e seancës kundër ish-krerëve të UÇK-së
Demokracia
11:32 | 10 Shkurt 2021

Share:

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka shtyrë për 16 shkurt seancën e radhës kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, do të paraqiten për hërë të tretë në seancë dëgjimore pranë Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shkurt, raporton Demorkacia.com.

Kjo seancë ishte planifikuar që të mbahej më 11 shkurt, mirëpo me kërkesë të gjykatësit të procedurës paraprake Nicolas Guillou është shtyrë për në 16 shkurt.

Në arsyetimin e Guillout thuhet se kjo seancë është shtyrë për arsye organizative.

“Për arsye organizative, dhe duke marrë parasysh disponibilitetin e palëve, Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur që të ri-caktojë orarin e mbledhjes së tretë statutore për të martën, 16 shkurt 2021, në ora 11:00”, thuhet në arsyetimin e gjykatësit Nicolas Guillou, raporton më tutje Demokracia.com.

Theksojmë se ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, duke thënë se Zyra e Prokurorit e ka marrë këtë vendim pasi që i frikësohet ndikimit të tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Demokracia.com/

Të ngjashme