Kuriozitete
Ky është 57-vjeçari më jetëgjatë në botë i transplantit të zemrës
Demokracia
10:58 | 21 Shkurt 2024

Share:

Bert Janssen nga Holanda është pacienti më jetëgjatë në botë i transplantit të zemrës, i cili mbijetoi për 39 vjet e 252 ditë.

Ai iu nënshtrua një operimi të transplantit të zemrës në vitin 1984, kur ishte vetëm 17 vjeçar.

Janssen theu rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Harold Sokyrka nga Kanadaja, i cili mbijetoi 34 vjt e 359 ditë.

Janssen vuante nga një gjendje e karakterizuar nga anomalitë në muskulin e zemrës, duke dëmtuar kështu aftësinë e saj për të pompuar gjakun në mënyrë efektive.

Ky çrregullim mund të çojë në simptoma të tilla si lidhje, ënjtje të këmbëve dhe rrahje të parregullta të zemrës.

“Dikush që nuk e njihja fare, thjesht më tha se isha shumë i sëmurë dhe më kishin mbetur vetëm rreth gjashtë muaj jetë”, tha Janssen për Guinness.

Asnjë transplant i zemrës nuk është kryer në atë kohë në Holandë prandaj mjekët i patën thënë se nuk mund të bënin asgjë. Megjithatë, ai iu nënshtrua transplantit të zemrës në Angli dhe ishte pacienti i 107-të në spital.

Ai festoi 30 vjetorin e transplantit të zemrës me gruan e tij në vitin 2014.

Të ngjashme