Lajme
Ky është 46-vjeçari që sulmoi futbollistin Belgin Jashari – ndalohet për 48 orë
Demokracia
18:50 | 26 Prill 2025

Share:

Dhuna në sport po shënon përmasa shqetësuese, duke rrezikuar frymën e garës së ndershme dhe sigurinë e sportistëve në fushë. Një rast i tillë tronditës ka ndodhur së fundmi në Obiliq, ku futbollisti i grupmoshave U15 të ShF Fushë Kosovës, Belgin Jashari, më 21 prill të këtij viti është sulmuar fizikisht gjatë ndeshjes që ekipi i tij e pati ndaj ShF Arsenalit.

Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e personit që sulmoi brutalisht Jasharin pas përfundimit të ndeshjes në Obiliq, një akt që ka tronditur opinionin publik dhe sportdashësit në gjithë vendin.

I dyshuari është Januz Faniqi, rreth 46-vjeçar , i cili pa asnjë shkak të justifikueshëm, e sulmoi fizikisht futbollistin në fushën sportive, në prani të shumë dëshmitarëve.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndaj tij të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Të ngjashme