Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar.
Klankosova.tv ka mësuar se viktima është Musli Pavdeja, 31-vjeçar nga fshati Krum i Shqipërisë.
Viktima dyshohet se e ka shkaktuar aksidentin pasi ka humbur kontrollin mbi automjet.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi I Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
“Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.”
Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes.