Elvis Zogaj nga Kaliqani i Istogut, është i riu i moshës 29 Vjeçare i cili humbi jetën në një vetaksident sonte në fshatin Lubozhdë rrugës për në fshatin e lindjes Kaliqan, mëson RTV Fontana.
Lajmin për Demokracia.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se bëhet fjalë për vetaksident.
“Po e konfirmoj. Rreth orës 18:50, policia është njoftuar për një aksident në Lobuzhdë të Istogut. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia mësoi se bëhet fjalë për vetaksident. Një person ka qenë në veturë. Është njoftuar stafi emergjent dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i aksidentit.