Kuzhinieri tre-vjeçar që numëron miliona klikime në TikTok
Djaloshi tre-vjeçar me origjinë shqiptare i cili jeton në New York ka treguar aftësitë e tij prej kuzhinieri në rrjetet sociale, shkruan Demokracia.com.
Ilirian Kameraj i cili në rrjetet sociale njihet si “ilirian_cooks” numëron miliona pëlqime në Instagram dhe TikTok, ku publikon video duke gatuar ushqime dhe po i lë të gjithë pa mend.
Publikimi i gatimeve të Ilirianit filloi gjatë kohës së karantinës në maj, tregon nëna e tre-vjeçarit në një intervistë për revistën Today.
Ajo tha se kishte vërejtur që djali i saj pëlqente gatimin kur ishte vetëm një vjeç, dhe kështu filloi që t’i mësonte atij më shumë teknika të gatimit.
https://www.instagram.com/p/CLr2Aq7ltDE/?utm_source=ig_web_copy_link
Ajo është shumë e kënaqur për aftësitë e djalit të saj dhe thotë se sa më shumë që po rritet ai po mëson më shumë. /Demokracia.com/