Sport
Kuzhinieri i drogoi dhe i grabiti në Ibiza: Pushime të tmerrshme për Valverde dhe partneren e tij
Demokracia
10:26 | 12 Korrik 2022

Share:

Fillimisht u droguan dhe më pas u grabitën, ndërsa ndodheshin me pushime në Ibiza.

Nga story në Instagram të Mina Boninos, gazetares sportive dhe partnere e mesfushorit të Real Madrid, Federico Valverde, është mësuar historia e mbrëmjes makth të përjetuar nga çifti, i cili kaloi disa ditë pushime në ishull me një grup miqsh.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Valverde dhe partnerja e tij janë droguar dhe, sapo kanë dalë ‘jashtë loje’, i janë grabitur edhe rreth 10 mijë euro cash, dy ora të çmuara dhe bizhuteri të ndryshme të gruas.

Dyshimet janë përqendruar te shefi i kuzhinës, siç dëshmojnë edhe fjalët e Boninos: “Kur mbërritëm në shtëpinë në Ibiza, kuzhinieri ishte tashmë aty, më shpjegoi se kishte vetëm një çelës dhe se do ta merrte me vete, në mënyrë që të nesërmen në mëngjes ai mund të na përgatiste mëngjesin pa na shqetësuar. Puna është se të nesërmen nuk munda të ngrihesha dot fare. I dërgova një mesazh Leslie – shërbyeses – që të kujdesej për djalin tim. Ndihesha shumë keq, vura re valixhet e hapura në dhomën e ndenjes e Leslie po rregullonte çdo gjë.

Ajo më pyeti nëse po kërkoja dicka. Mendoj se isha nën ndikimin e drogës: i futa një të qeshur, nuk kisha kuptuar asgjë. Në momentin që doja të shkoja në plazh, u largova për të marrë ca para. Kur hapa portofolin kuptova që ishte bosh. Kuzhinieri erdhi dhe më tha që kur arriti në mëngjes kishte gjetur gjithçka të çrregullt”.

Valverde dhe partnerja e tij iu nënshtruan analizave për të kontrolluar nëse kishte gjurmë droge në gjakun e tyre, por rezultati ka qenë negativ. Ndërkohë, kuzhinieri i dyshuar është larguar nga puna.

 

Të ngjashme